Një plasgoje me thikë është regjistruar në Peshkopi, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Mësohet  shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç.

I plagosuri është shoqëruar në spitalin e spitalin Peshkopisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar  përshkallëzimin e  konfliktit  i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda”- informon policia.

Sekuestrimi - Grupi hetimor ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

/Ora News.tv/