Dhurojnë gjak dhe ndihma, familjet greke me lot për solidarizimin e shqiptarëve

Dhurojnë gjak dhe ndihma, familjet greke me lot për solidarizimin e

Një rajon në Athinë u përfshi nga zjarri pak ditë më parë, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe një nga tragjeditë më të rënda në Evropë të këtij lloji në dekada. Të shumtë kanë qenë edhe shqiptarët që janë solidarizuar me ta.

Një prej tyre shkruan në rrjetet sociale se ka dhuruar gjak si dhe ka çuar ndihma ushqimore për 3 familje greke.

"U ndjeva kaq i lehtësuar që përmbusha misionin tim human..duke dhuruar gjak....si dhe duke çuar ndihma në 3 familje greke në fshatin Mati të Rafinës në Athinë... të cilët humbën gjithçka në zjarrin e një jave më parë!

Nuk mund ta imagjinoni se si u ndjeva kur ata nuk dinin se si të më falenderonin kur ju thashë vij nga Shqipëria.... Lotuan...dhe u ndjenë të lehtësuar...e unë i lumtur.

Shqiptarēt e kanë në gjak bamirësinë!", Pajtim Graci Kolonja

EMISIONET