Suprizua dhe dhurata për fëmijët e qendrës sociale në “Bulevardin Zogu I”. Kjo ka qenë atmosfera e krijuar në prag të festave të fundvitit për vogëlushët, ku dhjetëra studentë iu bashkohen Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra për fëmijët në nevojë. Vetë kryebashkiaku Veliaj përcolli një apel për të gjithë qyteatarët, që të tregohen më solidare dhe të gjejnë pak kohë për t’i shërbyer njerëzve që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje.

Buzëqeshje, këngë dhe dhurata! Kjo ka qenë atmofera e krijuar në qendren sociale të fëmijëve në “Bulevardin Zogu I”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me studentët shpërndanë dhurata për vogëlushët.  Veliaj ftoi bizneset dhe qyetetarët që në këto ditë festash gjejnë pak kohë për t’i shërbyer njerëzve që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje.

“Në Bashkinë e Tiranës mundohemi të bëjmë histori, jo histeri. Do të thotë që nuk ndihmohet askush duke i dhënë para në semafor, përkundrazi ndihmohen ata që shfrytëzojnë fëmijët, jo vetë fëmijët. Fëmijët që kanë dalë nga një situatë rruge dhe janë strehuar e trajtuar në qendrën tonë sociale, ku po mbarojnë semestrin e tyre të parë, kanë mësuar vjersha, këngë, si të shkruajnë dhe të lexojnë, si të thonë të lutem dhe faleminderit, besoj që kanë rifituar jetën e tyre. Për këdo që do realisht të ndihmojë fëmijët në situatë rruge le të bëjë atë që bëjnë punonjësit tanë socialë, t’i sjellë në qendrat sociale ku ushqehen, mbathen, ku kanë një edukator dhe një edukatore që u mëson të bëhen qytetarë të dobishëm”, 

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që në këto ditë festash të tregohen solidarë dhe të jenë pranë njerëzve të pamundur apo në nevojë, duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer për ta.

Koha e festave është momenti për të reflektuar pak dhe siç institucionet e Bashkisë së Tiranës apo studentët që vijnë nga rrethet, gjejnë mundësinë, kanë dëshirën për të dhënë një kontribut, unë besoj se çdo qytetar i Tiranës që është në një familje mesatare e ka mundësinë të japë diçka nga e vetja. Ky mund të jetë një vakt për Krishtlindje, për Vitin e Ri, një paketë ushqimore, me veshmbathje etj. Do të doja që Tirana, siç është qyteti numër një në gjithë gjërat që bën, të jetë edhe njëshi në solidaritet dhe bamirësi në këtë prag festash”,

Projekti i Bashkisë së Tiranës për të larguar fëmijët nga rruga, sipas Veliajt, ka qenë i suksesshëm dhe sot ata ndihen të integruar, ndërsa marrin edhe edukimin e nevojshëm për të qenë nesër qytetarë të barabartë.

/Ora News.tv/