Dhurimi i gjakut në Shkodër, Meta: Nismë për të ndihmuar të sëmurët

Shkodra ishte ndalesa e radhës e presidentit të Republikës Ilir Meta, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij dhe të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”. Së bashku me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi ai u ndal në mjediset e bashkisë, ku u dhurua gjak nga qytetarët dhe punonjës të administratës. Duke i falënderuar të gjithë dhuruesit e gjakut për veprën e tyre fisnike e humaniste, si dhe që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti Meta theksoi nisma ka për qëllim t’u vijë në ndihmë disa kategorive të sëmurësh, apo për rastet e aksidenteve.

Ilir Meta: Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurt në vendin tonë dhe njëkohësisht mjaft i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë e të rejat, që unë besoj se do bëhen promovuesit kyresorë të kësaj aleance dhe të këtij solidariteti mbarëshoqëror.

Kjo Aleancë synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Kryetarja e bashkisë Ademi e cila u bë pjesë e sesionit të dhurimit, apeloj që të gjithë ti bashkohen nismën.

Voltana Ademi: Besoj se do të jetë në vazhdimësi një proces që ne bashkërisht duke sensibilizuar dhe duke e udhëhequr të mund të mbajmë në parametra të qëndrueshëm, dhe pse jo të kontribuojmë në dhurim dhe sensibilizim.

Më pas Meta dhe Ademi u ngjitën në zyrën e kryebashkiakes, ku kreu i shtetit nuk kurseu edhe një dalje në ballkonin e institucionit për të parë pedonalen e Shkodres. Takimi vijoi pa praninë e mediave ku u diskutua zhvillimi i turizmit, problematikat që ka rajoni Shkodres dhe mundësinë e promovimit dhe zhvillimit.



EMISIONET