Dhuratat e dasmës mbretërore po shiten në eBay

Ndërkohë që shumë vëzhgues të dasmës mbretërore të së shtunës shijuan dashurinë e çiftit, të tjerë panë shenja dollari.

Një numër pjesmarrësish kanë nxjerrë në shitje në eBay çantat që morën dhuratë nga familja mbretëore.

Që prej mëngjesit të së martës, 34 çanta dolën në shitje në faqen e internetit që varionin 150 dollarë deri në 13,552 dollarë. Të gjithë fanatikët e familjes mbretërore kanë mundësi të kenë një kujtim nga dasma.

Çantat me dhurata iu dhanë 2,640 anëtarëve të publikut që u ftuan për martesën e Dukë Harry-t dhe Dukeshë Meghan në Windsor Castle të shtunën.

Ndërsa të ftuarit ishin 200 njerëz nga organizatat bamirëse, 100 nxënës dhe 610 banorë të Windsor.

Çantat nuk iu dhanë 600 familjarëve dhe miqve të çiftit mbretëror që u ftuan të ndiqnin ceremoninë brenda kishës së Shën Gjergjit.

Çfarë kishte brenda çantës:

1. Ishin të vendosura inicialet "HM", data dhe vendi i dasmës

2. Broshurë e rendit të shërbimit

3. Një magnet dekorues për frigoriferët

4. Çokollatë në formë mondhe ari

5.  Kartolinë

6. Shishe me ujë

7. Një kupon me 20 për qind ulje në dyqanin e dhuratave në kështjellën Windsor


EMISIONET