"Dhurata aksidentale", kompania transportit u kalon pasagjerëve gabimisht nga 320 dollarë në kartë

"Dhurata aksidentale", kompania transportit u kalon pasagjerëve

Disa pasagjerë më fat në një hekurudhë në Moskë kanë marrë dhuratat e fundvitit shumë herët.

Sistemi i biletave u kreditoi aksidentalisht rreth 320 dollarë secilit prej tyre.

Anton Belitskiy, një fotografi kishte më pak se 1.60 dollarë në kartën e tij por sistemi i biletave i dha më shumë se 320 dollarë.

Zyrtarët e transportit thanë se pasagjerët me fat mund ti mbajnë paratë që u janë kredituar në kartë. Ndërsa shtuan se dëshirojnë që pasagjerët të vazhdojnë të besojnë tek mrekullitë e vitit të ri.

Shuma e parave u kaloi pasagjerëve në kartat Troika që përdoren nga ata për të paguar biletat.

“Pasagjerët me fat mund ta konsiderojnë atë si një dhuratë të vitit të ri,”- tha departamenti i transportit në Moscow Central Diameters (MCD).

MCD, e përbërë nga dy linja të reja, u përurua në nëntor.

Por pasagjerët filluan të paguajnë për udhëtimet e tyre në 9 dhjetor, për shkak të problemeve me biletat.

EMISIONET