Dhunoi nënën dhe kërcënoi të vëllain me thikë, pranga 41-vjeçarit

Dhunoi nënën dhe kërcënoi të vëllain me

Policia e Librazhdit parandalon  përshkallëzimin e një konflikti  me pasoja të rënda  në një familje.

Në pranga ka rënë një 41-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike  ndaj nënës dhe kërcënonte me thikë vëllain se do ta vriste.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pasi është vënë në dijeni, duke bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe sekuestrimin e armës së ftohtë thikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore,  Specialistët për Hetimin  e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd  arrestuan në flagrancë shtetasin V.M., për veprat penale "Dhuna në familje" dhe " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

EMISIONET