Dhjetëra "Toyota Yaris" në serviset e të arrestuarve për 3.4 milion euro

Me dhjetëra automjete  "Toyota Yaris" ndodhen në  periferi të Tiranës në 3 servise  pronarët e të cilëve ose janë arrestuar ose janë shpallur perosna në kërkim  pasi akuzohen për sjelljen e shumës prej 3.4 milion euro në Shqipëri. Alban Mollaymeri dhe Edi Lika, mësohet se kanë sjellë automjete me porosi të Alfred Vladit, i cili gjithashtu ka një servis në Laprakë dhe është ende person në kërkim.

 Ajo që i bashkon tre perosnat që akuzohen për shumën e eurove që u sekuestrua në portin e Durrësit për momentin është vetëm një, të tre si Mollaymeri, si Lika dhe Alfred Vladi zotërojnë nga një servis makinash në periferi të tiranës. 

Siç e shihni edhe nga planet në servisin e Mollaymerit që ndodhet pranë kthesës së Kamzës. Pothuajese i gjithë parkimi mbizotërohet nga automjetet tip Toyota Yaris.  Që pas arrestimit të 40 vjecarit Alban Mollaymeri, servisi qëndron i  mbyllur ndërsa në banesë gjithashtu nuk ndodhet askush. 

Edhe porositësi i automjeteve 33 vjeçari Alfred Vladi zotëron një servis në Laprakë sic duket edhe nga ky ekstrakt i QKR.

Ndërkaq, në një tjetër zonë periferike të Tiranës, në Allias, afër "fushës së druve" ndodhet edhe servisi i 41-vjeçarit Edi Lika, që më herët ka mbajtur mbiemrin Cani. 

Vila 3-katëshe ndodhet afër servisit, ndërsa familjarët e tij nuk pranuan të flisnin për kameran e Ora Neës, duke u shprehur se policia po heton dhe se ata nuk bëjnë jetë luksi, por punojnë në servisin e tyre. 

Burimet policore thanë për Ora News se grupet operacionale kanë zhvilluar disa aksione në Tiranë dhe Dibër, për të kontrolluar banesa dhe biznese ku besohej se fshiheshin kushërinjtë Vladi, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre.  

Njëri prej tyre Elvis Vladi rezulton me precedent penal, trafik kokaine akuzë për të cilëne dhe është arrestuar në Angli. 

Besohet se miliona eurot e sekuestruara në Durrës buronin nga aktivitetet kriminale dhe valuta dërgohej cash në Tiranë, e fshehur në automjete dhe se një veprim i tillë mund të jetë kryer edhe herë tjetrë.

(Ne foto lart: Edi Lika)



(Në foto lart: Alban Mollaymeri)


(Ne foto lart: Alfred Vladi)

EMISIONET