Dezerton ushtari verikorean

Dezerton ushtari verikorean

Ushtria e Koresë së Jugut arrestoi një ushtar të Veriut që kaloi zonën e çmilitarizuar, por të fortifikuar që ndan të dy vendet. Me dhjetëra njerëz arratisen çdo vit nga Koreja e Veriut, por kalimet nëpërmjet zonës së çmilitarizuar janë shumë të rrezikshme dhe të rralla.

Koreja e Jugut ka ndaluar një ushtar verikorean që mundi të kalojë zonën e çmilitarizuar që ndan dy vendet. Dezertori u pikas nga kamerat termike gjatë natës, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë.

Gjithashtu mësohet se dezertori ishte një ushtar aktiv i shërbimit ushtarak që paraqiti interes për të kaluar drejt jugut të gadishurllit.

Me dhjetëra njerëz arratisen çdo vit nga Koreja e Veriut, por kalimet nëpërmjet zonës së çmilitarizuar janë shumë të rrezikshme dhe të rralla.

Në nëntor 2017, një ushtar korean u qëllua 40 herë nga kolegët e tij ndërsa mundi të dezertonte drejt Jugut.

Në lidhje me incidentin e fundit, ushtari u pikas të mërkurën vonë pranë brigjeve të lumit Imjin, i cili rrjedh nga Koreja e Veriut në drejtim të Jugut nëpërmjet zonës së çmilitarizuar.

Ai u kap nga ushtria jugkoreane dhe tani ndodhet i nën arrest ushtarak.

Dezertimi ndodhi një ditë pasi Koreja e Veriut kreu dy lëshime të reja raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Agjencia verikoreane e lajmeve KCNA, tha se lëshimet, e mbikëqyrura nga udhëheqësi Kim Jong-un, u bënë për të provuar një "sistem të ri raketash të drejtuar ".

Provat gjithashtu ishin një paralajmërim për Korenë e Jugut që ka planifikuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, më vonë këtë muaj.

EMISIONET