Detajet e hetimit/ Si vepronte grupi shqiptar i lidhur me Coza Nostrën dhe lidhja e tyre me UÇK-në

Detajet e hetimit/ Si vepronte grupi shqiptar i lidhur me Coza Nostrën dhe

Goditja e një grupi të trafikut të gjerë të klandestinëve dhe armëve në Itali ku në përbërje janë edhe rreth 7 shqiptarë nga Maqedonia e Kosova, ka sjellë jehonë të gjerë tek mediat vendase.

Hetuesit kanë zbuluar sjelljen dhe funksionimin e plotë të dy strukturave të veçanta kriminale, që synonte hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian në këmbim të parave. Shumica e emigrantëve janë nga Ballkani.

Struktura e parë është i përbërë kryesisht nga një shqiptarë të Kosovës, disa prej të cilëve me banim në Itali, konkretisht në krahinat e Komos dhe Sondrio dhe të tjerë në Zvicër, i përbërë nga Arben Rexhepi, Driton Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Ibrahim Latifi, në përbërje të të cilit ishin edhe tre shtetas italianë.

Struktura e dytë, lindja e të cilit ka qenë e dokumentuar "live" nga hetuesit, u formua nga Joseph Giangrosso, Dario Vitellaro dhe nga maqedonasit Fatmir Latifi dhe Xhemil Xhaferi.

Në lidhje me grupin kosovar, janë zbuluar edhe rolet e gjithsecilit:

-Arben Rexhepi, kreu i grupit nga Kosova, ka pasur si detyrë rekrutimin e emigrantëve nga Ballkani drejt Italisë.

- emigrantët e paligjshëm priteshin në Itali nga Driton Rexhepi, i cili vepron me bashkë me Xhemshit Cershevcin dhe dy italianë, të cilët i transferonin emigrantët deri në kufi me Zvicrën.

-Ibrahim Latifi dhe Fele Arena Jlenia në kontakt me Drilon Rexhepin, kishin marrëveshje për kalimin e emigrantëve tranzit në Zvicër.

Hetuesit kanë zbuluar edhe raste konkrete të trafikut si ai i datës 13 mars 2017, ku një furgon me 11 emigrantë të paligjshëm nga Ballkani, u ndalua në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës.

Policia zvicerane ka ndërhyrë, duke arrestuar shoferin e automjetit, i cili mbante edhe paratë e udhëtimit, me 3 mijë euro për secilin person.

Emigrantët e paligjshëm, pas procedurave të identifikimit u dëbuan nga territori zviceran duke u rikthyer në Itali.

Në një rast tjetër, 11 klandestinë u bllokuan në Zvicër, mes 14 dhe 15 marsit 2017, të lidhur me Driton Rexhepin me ndihmën e Xhemshit Verschevci,.

Pas identifikimit të Driton Rexhepit, u zbulua se ai kishte lidhje me një bashkatdhetar, me nofkën Brraka. Pjesë e grupit ishte edhe Ibrahim Latifi, nga Kosova me banim të përhershëm në Zvicër, ndihmuar nga partnerja e tij Jlenia Fele Arena, e cila menaxhonte një kanal të pavarur të emigracionit të paligjshëm nga Italia në Zvicër. Ishte gruaja ajo që transportonte emigrantët brenda një makine me xhama të zinj.

Ndërkohë, në Kosovë rol të rëndësishëm kishte edhe vëllai i Driton Rexhepit, Arbeni.

Ndër të tjera, është zbuluar se Arben Rexhepi ka qenë pjesëtar e grupit famëkeq siç e konsiderojnë mediat italiane, të "Komandant Telit", një grup paramilitar aktiv brenda UÇK-së në luftërat e fundit në Ballkan.

Komandant Teli ose Lefter Koxhaj nga Berati, ka marrë pjesë aktivisht edhe në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2001, ku edhe është vrarë.  

Episodi i dytë i kontrabandës ka nisur në prill të vitit 2017, përfshirë një fluks njerëzish nga Kosova falë punës së kryer nga Arben Rexhepi. Disa prej tyre arritën në Itali nëpërmjet kufirit në Trieste me synim për të shkuar në Zvicër. Atje janë marrë nga Driton Rexhepi, i cili i ka mbajtur në një vend të sigurt në saj të bashkëpunimit të vëllezërve Franco Mapelli Mapelli dhe Tiziano Moreno. Atje ka bashkëpunuar edhe Ibrahim Latifi i njohur si Braka dhe partnerja e tij.


EMISIONET