Detaje të tjera/ Tifozeria e Milanos u furnizua me 250 kg hashash shqiptar

Policia italiane e Milanos ka ekzekutuar sot operacionin e koduar "Mongofiera" i cila ka çuar në shkatërrimin e një grupi italo-shqiptar trafikantësh droge.

Prokuroria e Milanos ka lëshuar urdhër ndalimin për 22 persona me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike 18 prej tyre janë italianë, 3 shqiptarë e 1 shtetas rumun.

Kjo bandë trafikantësh ishte e organizuar në 2 grupime; grupi i trafikantëve italianë dhe grupi i trafikantëve shqiptarë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur  më mars të vitit 2016 e janë verifikuar rreth 600 kg drogë e trafikuar e tipit marijuanë, hashash e kokainë. Droga trafikohej nga Shqipëria, Spanja. Amerika e Jugut e mbërrinte në Itali përmes porti kalabrez Goia Taura.

 Gjatë 2 viteve hetime janë vënë nën përgjim 140 numra telefoni, janë regjistura qindra biseda telefonike e janë përdorur rreth 5 përgjime ambientale.

Mes të arrestuarve është dhe kreu i tifozerisë ultras të Milanos Lucca Lucci që sipas hetimeve të investigatorëve italianë ishte pika e referimit e grupit të trafikantëve shqiptarë që furnizonin tregun italian.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se Luca Lucci kishte transformuar vendin ku mblidhej tifozeria milaneze në një magazinë  droge që mbërrinte nga Shqipëria.

Policia italiane kishte mundur të identifikonte së fundmi rreth 250 kg drogë e trafikuar nga Shqipëria me automjet të tipit Tir dhe e magazinuar në qendrën e tifozerisë së Milanit në lagjen Sesto San Giovanni.

Ndër të arrestuarit është dhe italiani Massimo Manneli, përgjegjës i vigjilancës së skuadrës së Interit i akuzuar si pikë lidhje mes grupit të trafikantëve shqiptarë ku furnizohej kryeultrasi milanez Luca Lucci me grupin e trafikantëve italianë drejtuar nga 33 vjeçari Luca Boscherini.

Prokuroja e Milanos Laura Pedio gjatë konferencës për shtyp  deklaroi se "qyteti i Milanos është një nga tregjet më të mëdha të drogës në Evropë.

"Vetëm përgjatë një sekuestrimi operacioni Miìongolfiera coi në sekuestrimin e 6 kg kokainë, 80 % e pastër, 120 kg hashash në vlerë gjysëm milioni euro e në 150 mijë euro cash. Ndërsa gjatë ekzekutimit të sotëm të 22 urdhër arrestimi këtij grupi trafikantësh i janë sekuestrua 5 kg të tjera drogë."

Operacioni Mongolfiera ka vënë nën hetim dhe 46 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

EMISIONET