Vijojnë hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve të ekzekutimit mafioz të ish-efektivit Santiago Malko.

"Janë shoqëruar shumë persona, marrë në pyetje por deri tani nuk kemi asnjë person të dyshuar. Policia po merret me kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë"raporton gazetarja Keti Banushi.

Në oborrin e drejtorisë së policisë së Tiranës ndodhen dy mjetet, mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve i cili është gjetur i djegur. Janë ekspertët që po kqyrin të dy mjetet.

Gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi raporton se "viktima nuk ka pasur armë me vete. Grupi hetimor ka sekuestruar celularin e tij që ndoshta mund të sjellë ndonjë detaj më shumë lidhur me zbardhjen e ngjarjes".

Mësohet se grupi hetimor është fokusuar tek e kaluara e 26-vjeçarit pasi sipas tyre ai ka qëndruar vetëm 6 muaj në policinë e shtetit dhe është larguar 5 vite më parë.

"26 vjeçari është përfshirë në disa ngjarje, ka dyshime që të mund të jetë vrasës por ende asgjë nuk është e konfirmuar" raportoi gazetarja Banushi.

Edhe bashkëshortja e tij ka shërbyer në repartin Shqiponja për disa vite ndërkohë që tani është larguar.

/Ora News.tv/