Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka dështuar përsëri që të arrijë një marrëveshje në bisedimet me Iranin në lidhje me hetimet ndaj programit të dyshuar bërthamor. Zëvendësshefi  i ANEB-it, Herman Nackaerts ka bërë njoftimin para gazetarëve në Vjenë. Ai gjithashtu tha se palët “ende nuk kanë rënë dakord mbi datën e takimit të ardhshëm”. I dërguari i ANEB-it në Iran, Ali Asghar Soltanieh, tha më herët se të dy palët janë pajtuar për disa pika në takimin në mes të zyrtarëve iranianë dhe ANEB-it në Teheran. Ai nuk dha hollësi të tjera. ANEB pritej të shtynte përpara inspektimin e bazës ushtarake Parchin, ku dyshohet se janë testuar pjesë të armëve bërthamore.

/Ora News.tv/