Dështimi me financat, Shkodra: Jemi në nivel katastrofik, dhe kur bëhen ligjet nuk zbatohen

Dështimi me financat, Shkodra: Jemi në nivel katastrofik, dhe kur

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, rendit një sërë faktorësh për dështimin e financave.

I ftuar në "Ekopolitikë" në RTV Ora, thotë se në terësi është një ekosistem që po lëngon.

Duke sjellë shembullin e taksës kombëtare për plastikën, Shkodra tha se edhe kur ka vullnet për të bërë një ligj të mirë nuk zbatohet në praktikë.

Shkodra: Unë besoj edhe tek problemi i kalkulimit të gabuar rritjes ekonomike unë besoj se dhe ajo është një nga faktorët që gjithë klima e të bërit biznes në Shqipëri po përkeqësohet.Ka dhe arsye të tjera. 

Kemi mungesën e injeksioneve të investimeve të huaja direkt në Shqipëri dhe pakësimin e atyre që kanë qenë dikur le të kthemi kali betejës i qeverisë edhe për të realizuar të ardhurat por edhe TVSH edhe tatimet e tjera. Pra në përgjithësi është një ekosistem i cili po lëngon dhe që ajo që ne po shohim tani janë mungesa e dialogut që vazhdon akoma po unë do të ngre një çështje mjaft interesante edhe pse ndërhymë tek taksat kombëtare sivjet dhe patëm një sukses. Le të themi që u ndryshua taksa kombëtare për plastikën. 

E di çfarë po ndodh tani? Po ndodh ajo që ka kaluar ligji dhe udhëzimi tek hallkat e tjera dogana tatime dhe inspektorët ose drejtorët përkatës e përkthejnë udhëzimin siç duan vetë, që do të thotë është stopuar akoma aplikimi i taksës së re kombëtare për plastikën. 

Ne bëjmë të gjithë debatin, të gjithë negocimin, kalon dhe në parlament dhe negociohet dhe në parlament dhe kur shkon te zbatimi ... Ne sot i kemi dërguar një letër Ministrisë së Financave dhe zotit Shalsi sepse themi nuk aplikohet ajo që keni juve vullnet që të aplikohet pra imagjino se në çfarë niveli jemi. Jemi në nivelin katastrofik.

EMISIONET