Është "Derbi i Shqipërisë" por ndeshja Tirana-Vllaznia do të luhet pa tifozë. 

Për shkodranët në stol do të mungoi trajneri Mirsad Jonuzit i dënuar nga Komisioni i Disiplinës për deklaratat pas humbjes me Bylisin, ku kritikoi sjelljen e arbitrave. Vllaznia do të duhet të bëj kujdes në mbrojtje pasi ka pësuar në 5 ndeshjet e fundit. Për Julian Ahmataj me shumë mundësi nuk do të jetë, Edon Hasani, i cili vuan një dëmtim.

Për bardheblutë pritet të mungoi edhe argjentinasi, Torasa, ndërsa i riu, Muçi është i grumbulluar me Kombëtaren e 19-vjeçarëve. Ahmataj ka analizuar gjatë atë barazim në frymën e fundit me Teutën.

Tiranës së tij i duhet t’i "vrasë" më shpejt ndeshjet dhe të mos vuajë aq shumë për të veshur stofin e pretendentes. Sfida me Vllazninë është një shans i mirë për t’u korrigjuar e për të shfrytëzuar pastaj si duhet pauzën e kombëtareve.

/Ora News.tv/