Deputeti socialist grek: "Pas zgjedhjeve, Edi Rama nuk njihet"...

Deputeti socialist grek: "Pas zgjedhjeve, Edi Rama nuk njihet"...

Një ish-Ministër socialist grek ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen e Bularatit.

Andreas Loverdos, deputet i Lëvizjes për Ndryshim ka thënë se “pas zgjedhjeve, Edi Rama nuk njihet”.

“Jam plotësisht kundër deklaratës së Ramës që e cilëson ekstremist (Kostandinos Kaçifas). Pa pasur asnjë informacion flet për një ekstremist dhe pyetja që rezulton është nëse në Shqipëri i vrasin ekstremistët. Ky është trajtimi në vendin fqinj?”, ka shtuar deputeti, gjatë një interviste në radion News 247.

“Pas zgjedhjeve Edi Rama nuk po njihet. Do të duhej të ishte më i kujdesshëm. E kundërshtojmë plotësisht kryeministrin shqiptar”, shtoi deputeti socialist.

Loverdos tha se duhen mbajtur tone të ulëta me qëllim që çështja e Bularatit të mos shndërrohet në një problem të brendshëm të Greqisë.

EMISIONET