Me paterica, deputeti Rrahman Rraja dëshmon në Prokurori për "Xhisielën"

Deputeti i PS, Rrahman Rraja është marrë në pyetje në prokurori në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut, e cila ka denoncuar për dhunë djalin e deputetit, por më pas ka tërhequr denoncimin.

Deputeti socialist është vënë në akuzë nga PD, që pas dëshmisë së një ish-oficeri të policisë, Emiljano Nuhu, sipas të cilit atë e kanë kërcënuar për të mos folur për rastin e Xhisielës.

Në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, Rraja duket të dalë me paterica nga organi i akuzës.

"Deputeti socialist Rrahman Raja me kemb të thyer e paterica në duar për një orë dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës duke mohuar lajmet se ka qenë bashke me Taulant Ballen në zyrën e oficerit të Fushë-Krujës dhe e kanë kërcenuar atë me tytën e armës. Se shpejti, na thotë ai do të sqarohet gjithçka nëpërmjet tabulateve telefonike që tashmë janë në duart e prokurorisë", shkruan fotografi në Facebook.

Ndërkohë djali i deputetit, Rexhep Rraja është arrestuar nga policia për dhunë dhe përndjekje ndaj ish-të dashurës së tij.

EMISIONET