Deputeti i Merkelit ua thotë në Beograd: Pa e njohur pavarësinë e Kosovës nuk ka BE

Deputeti i Merkelit ua thotë në Beograd: Pa e njohur

Deputeti i Parlamentit Gjerman nga radhët e partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarime deputeti gjerman i ka bërë në një intervistë për ‘tanjug’. Ai ka thënë  për t’u normalizuar raportet ndërshtetërore,  Serbia duhet të njohë ‘de jure’ pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se që nga fillimi i procesit të dialogut ishte e qartë se nuk do të kishte normalizim të marrëdhënieve, pa një njohje de facto të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë duhet të jetë e qartë”, ka thënë Beyer, duke treguar qëndrimin e Gjermanisë për zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Beyer dje ka qëndruar edhe në Kosovë, dhe është takuar edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, të cilit ia ka përsëritur qëndrimin kundër të Gjermanisë për idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti gjerman gjithashtu i kishte thënë Thaçit se për çështje të territorit dhe kufijve mund të vendos vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës.


EMISIONET