Deputetët britanikë krah Megan: Jo lincimit nga media

Deputetët britanikë krah Megan: Jo lincimit nga media

Deputetet britanike kanë shkruar një letër të hapur në shenjë solidariteti për Dukeshën e Susexx, Megan Markhle. 

Letra është firmosur nga 72 deputete të parlamentit, përfaqësuese nga i gjithë spektri politik në Britaninë e Madhe, të cilat shprehin mbështetjen me të përballë atyre që i cilësojnë "akteve të vjetruara, koloniale", kundër megan Markle dhe familjes së saj në shtyp.

Parlamentarët, shprehen se e mbështesin Dukeshën në "vendimin e saj kundër natyrës shpesh shqetësuese dhe mashtruese të shkrimeve në një numër të gazetave kombëtare në lidhje me të, karakterin dhe familjen e saj". Ato shtojnë se janë të shqetësuara për abuzimin dhe kanosjen që bëhët në përgjithësi ndaj grave në veprimtari publike. Në total, ato përbëjnë më shumë se një të tretën e 208 grave në Dhomën e Komunave.

Prej disa kohësh, Dukesha e mbështetur edhe nga Princi Harry kanë paditur në gjykatë disa media britanike. Sipas pretendimeve të tyre, tabloidet “The sun” dhe “The Mirror” kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme mesazhet e postës zanore të Megan ndërsa  “Mail on Sunday”, se ka publikuar një lëtër privatë që Dukesha ia kishte dërguar babait të saj.

EMISIONET