Denoncimi i PD: Ja si PS vodhi votat e pavlefshme në 30 qershor

Partia Demokratike, publikoi video  nga mw shumw se 5 qytete, ku tregohet se komisionerët e PS në 30 qershor, plotësojnë dhe mbushin kutitë e votimit me fletë fiktive. Ish deputeti Oerd Bylykbashi, dhe sekretari për çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, deklaruan se në 30 qershor procesi u manipulua jo vetëm në shifrat e pjesëmarrjes por votat e pavlefshme u numëruan për llogari te PS-së.

Partia Demokratike,  ju rikthye 30 qershorit  duke nxjerr fakte që pretendojnë se procesi u manipulua edhe pse Partia Socialiste garonte e vetme. Ish deputeti Oerd Bylykbashi, publikoi disa të dhëna grafike, të cilat sipas tij tregojnë hapur manipulimin e zgjedhjeve.

Bylykbashi, foli për plotësim në mase të fletëve të votimit nga komisionerët dhe  mbushje kutish. PD flet për vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PS-së si të vlefshme.

Oerd Bylykbashi: "Ajo që është më e rëndë janë provat që kemi siguruar drejtëpërdejtë nga filmimet e tavolinave të numërimit që disponon KQZ ku rezulton se grupet e numërimit dhe KZAZ e kontrollura vetëm nga PS kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme këto dalin nga filmimet që janë bërë. Shpesh herë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç, fletë votimi që janë numëruar jashtë kamerave të numërimit, janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi pa vulat e komisionit. Kutitë e votimit janë mbushur nga komisionerë socialistë për të arritur objektivin e PS dhe ju sot keni prova për këtë"

Demokratët akuzuan se votat e pavlefshme, kanë shkuar për llogari të Partisë Socialiste, kjo në funksion jo vetëm të rritjes pjesëmarrjes por dhe votave në favor.

Kemi rastin e KZAZ nr 62 Ura Vajgurore, ku rezultati i publikuar përmes manipulimit nga KZAZ përkatëse është 8 035 vota, ndërkohë që nga numërimi një për një janë 5958


 Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso në një konferencë për shtyp thanë se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR është lajmërimi për vdekjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

"Nuk ka parë vetëm problemet teknike të procesit zgjedhor por ka hyrë në gurët e themelit që garanton demokracinë dhe provon se i tërë sistemi që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ka rënë dhe për rrjedhojë me 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Prej asaj date kryeministri ka heshtur sepse askush nga qeveria nuk mund ta mbrojë. Është raporti më i keq që OSBE-ODIHR ka shkruar për zgjedhjet në Shqipëri" tha Bylykbashi.

Sekretari për cështjet zgjedhore, Ivi Kaso, tha se prokuria hesht para këtij krimi elektoral, edhe spe sipas tij provat e manipulimit i jan referuar nga Partia Demokratike.

 

EMISIONET