Pas shkarkimit nga KPA të Besnik Muçit, Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin për presion ndaj anëtarëve të Kushtetueses.

Ilir Meta: Unë jam me deklaratën e Blushit tim, zero surprizë nga vettigu i partisë. U shpall para pak ditësh nga zëvendëkryeministri për zotin Muçi. Ai që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione politike të drejtëpërdrejtë dhe indirekte që të bëhej pjesë e puçit për të penguar zonjën Marsida Xhaferllari të dekretuar nga Presidenti për të ushtruar detyrën e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 

Besoj se nuk keni harruar dhe deklaratën e Xhafaj, i mazhorancës është, i cili publikisht i bëri presion dhe shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha që jo vetëm ka kaluar vettingun e para por dhe ka qëndruar me sforco kaq kohë në të detyrë që të mbajë hapur derën e Gjykatës Kushtetuese të cilën e bllokoi Edi Rama me disa palaço ndërkombëtarë të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin e Shqipërisë sa herë të duan, duke diskritituar rëndë vlerat e shteteve të nderuara që ata përfaqësojnë dhe që ne i adhurojmë aq shumë.

Ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën dhe për disa palaco ndërkombëtarë, se shumica e tyre janë me integritet, Referendumi. Ata të dalin me Edi Ramën, unë do dal me gjithe shqiptarët që duhet të marrin në dorë sovranitetin e vendit sepse nesër është dita kur populli shqiptar votoi Kushtetuten me te mire. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese.”

Kreu i Shtetit paralajmëroi fort diplomatët, që më herët i quajti grup i struktuar, por edhe mazhorancën.

Meta: "Ata le të dalin me Edi Ramën unë do dal me popullin shqiptar. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese!"

/Ora News.tv/