Denoncimi i avokatit Lapaj: Çadrat në Manëz janë verore dhe me myk

Denoncimi i avokatit Lapaj: Çadrat në Manëz janë verore

Avokati Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “360gradë” në RTV Ora denoncoi se çadrat ku po qëndrojnë të prekurit nga tërmeti në Manzë janë verore dhe me myk.

Lapaj tha se këto çadra janë shumë të vjetra. Ndërsa shtoi se rindërtimi duhet të fillojë nga zonat rurale.

Adriatik Lapaj: “Situatën e shoh të vështirë përtej bojës së televizionit, jo në kuptimin se do televizoni ta zbukurojë por të asaj që i paraqitet në propagandë nga ana e qeverisë,. Qeveria po bën disa punë por problemi është se ka shumë njerëz në vështirësi. Unë në çdo fshat që shkoj gjej familje në shumë vështirësi. Janë familje që ju janë shkatërruar shtëpitë pr nuk mund ti lënë se kanë bagëti, gjënë e gjallë.

Kanë shkuar punonjës social por banorët kanë çadra verore të paktën aty ku unë kam shkuar, çadra që nuk mund të rrihet në këto temperatura.

Veroret janë të holla, edhe lagështirën e fusin më kollaj. Nuk kanë ngrohëset në mes. Çadrat janë të UNCHR, janë çadra stoku, një pjesë e tyre janë me myk të them të drejtën. Nuk janë ndihmat e fundit. Duhet të kenë qenë në depot e shtetit tonë sepse duken shumë të vjetra.

Mendoj që nuk ka vend për çadra, duhen hequr dhe këto që janë. Janë mjete rrethanore për kohë të shkurtër. Rindërtimi duhet të fillojë tek zonat rurale.”


EMISIONET