Dënohen me burg dy ish-kryeministra për korrupsion

Dënohen me burg dy ish-kryeministra për korrupsion

Një gjykatë në Algjeri ka dënuar dy ish-kryeministra me burgim, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive.

Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet, ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet. Ata u akuzuan për keqpërdorim të autoritetit në një skandal të korrupsionit, raporton BBC.

Është hera e parë që nga pavarësia e Algjerisë nga Franca, më 1962, që ish-kryeministrat nxirren në gjykim.

Të dy ata kanë qenë aleatë të presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të protestave masive kundër tij, në muajin prill.

Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke i akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion.

Ouyahia dhe Sellal janë në mesin e 19 të pandehurve të gjykuar nën akuzat për pastrim të parave, shpërdorim të detyrës dhe dhënie të privilegjeve të panevojshme në industrinë e montimit të automjeteve.


EMISIONET