Partizani mori një fitoren “in extremis” 3-1 kundër Vllaznisë në shkodër, por në kampin e kuq nuk e shijuan shumë këtë sukses.

Drejtori i përgjithshëm Olsi Rama deklaroi se skuadra nuk bëri një performancë të mirë edhe pse në fund morën tri pikë të rëndësishme për klasifikim.

Reagimin e drejtori të Partizanit, gazetari Denion Ndrenika, i ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora e shikon si një justifikim.

Olsi Rama bën hipokrizi, që njerëzit të thonë që Partizani ka akoma për të dhënë. Duhet të flasë më pak dhe të merret me menaxhimin e klubit. Nuk duhet të flasë ai, por trajneri dhe futbollistët.

Nuk më pëlqen kjo strategji. Strukturat janë të ndara, por këtu nuk i respektojnë. Më mirë të flasë Çinari sesa drejtori.  Politika e klubeve tona është e gabuar. Nuk del të flas presidenti i Chelsea-t për ndeshjen dhe rezultatet jo presidenti”, tha Ndrenika.

/Ora News.tv/