Denaj me biznesin: Afati për të aplikuar për bonusin 40 mijë lekë deri më 5 qershor

Denaj me biznesin: Afati për të aplikuar për bonusin 40 mijë

Minsitrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj, u ndal të mërkurën në lezhë, për tu takuar me përfaqësues të biznesit të fason.

Denaj u bëri thirrje të gjithë biznesve që të aplikojnë deri më 5 qershor për të përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, duke theksuar se pas kësaj date do të ketë penalitete.

Denaj: VKM bëri të mundur zgjerimin me të paktën 32 mijë përfitues për përfitimin e 40 mijë lekëve.

Edhe një herë, ministrja u kujtoi përfaqësuesve të bizneseve se mund të aplikojnë për të përfituar nga kredia e dytë sovrane, për të patur në dispozicion capital qarkullues.

Denaj: Qeveria ka mundësuar dhe një fond garancie për kapital qarkullues i cili 60 përqind e kolateralit e vendosim ne si shtet. 

Denaj u shpreh se reduktimi i orarit të punës mund të shërbejë për të rritur nivelin e punonjësve, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin kurset profesionale të qeverisë.

EMISIONET