Ministrja e Financave, Anila Denaj ka hedhur poshtë zërat për shtyrje të proçesit të fiskalizimit. Sipas ministres aktualisht po vlerësohen propozimet teknike për zbatimin e këtij proçesi. Ndërkohë për kalimin e shërbimeve të tatimpaguesve pranë ADISA, Denaj u shpreh se në këtë mënyrë ofrohen më shumë lehtësi për qytetarët.

Procesi i Fiskalizimit ose faturat on-line po vijon me vlerësimin e propozimeve teknike. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se tashmë ka përfunduar proçesi i konsultimit dhe projektligji do të kaloj për diskutim ku do të vendoset edhe afatet përfundimtare për zbatimin e faturave on-line.

Anila Denaj: Jemi në fazën e vlerësimit të të gjithë propozimeve teknike që janë të anonçuara, si protokolle teknike që prej muajit shtator. Ata që do të zgjidhin në anën teknike çështjen e aplikacionit tek softëear janë duke sjellë propozimet e tyre. Kjo mund të kërkojë gjatë gjithë muajit tetor vëmendjen.

Ndërkohë kalimin në shërbim të tatimpaguesve tek ADISA ministrja e financave vlerësoi si një lehtësi për  qytetarët.

Anila Denaj: Këto janë shërbime publike që i mundësojnë qytetarëve për të qenë në një “one stop shop” dhe ADISA ka qenë që në fillim të krijimit të tij si koncept “one stop shop”. Ky urdhër krijon të njejtën mundësi të fleksibilitetit dhe të kohës së siguruar. Le të lejojmë edhe një herë në vëmendje të të gjithë qytetarëve nevojën e firmës dixhitale. Firma dixhitale do ti mundësojë të gjithë qytetarëve që nëpërmjet shërbimeve që ata marrin sot në mënyrë elektronike të përfitojnë edhe kohë më të shkurtër përveç sporteleve të ADISA-s.

Projekti i fiskalizimit shihet si një masë për të ulur informalitetin pasi  ka si qëllim të bëjë transparente transaksionet përmes raportimit on-line të veprimeve përmes një aplikacioni të ri që çdo tatimpagues do ta ketë të detyrueshëm ta instalojë.

/Ora News.tv/