Dëmtohet roboti në Mars

Dëmtohet roboti në Mars

15 vite pas uljes në mars, Roveri i NASA-s ka dalë jashtë përdorimit. Të dhënat e fundit nga roboti me 6 rrota janë marrë 8 muaj më parë, kur e dëmtoi një stuhi rëre në planetin e kuq.

Roveri i NASA-s në mars përfundon misionin 15 vjeçar.

15 vjet pas uljes në planetin e kuq, Roveri i NASA-s thuhet se ka dalë jashtë përdorimit.

Lajmi është bërë publik përmes një deklarate ku thuhet se roboti me 6 rrota, "Opportunity", ka transformuar të kuptuarin për planetin tonë.

Kontaktet e fundit me “opportunity”, u realizuan 8 muaj më parë.

Thomas Yurbuchen, administrator i asociuar i Dejtorisë së Misionit Shkencor në NASA, tha se përpjekja e fundit për të bërë lidhjen me roverin u bë të martën, por pa rezultat.

Roveri, ishte parashikuar të operonte për 3 muaj por e vijoi misionin e tij deri 8 muaj më parë.

"Një stuhi gjigante pluhuri shpërtheu në Mars vitin e kaluar dhe menjëherë u njoftuam për këtë, por stuhia u përkeqësua aq shpejt sa që nuk kishim ç'të bënim. Kjo gjë errësoi qiellin në anën e roverit dhe duke qenë një rover diellor ai nuk mund të merrte energji dhe ne e humbëm komunikimin me të më 10 qershor. Dhe prej asaj kohe nuk kemi pasur më asnjë komunikim me të," eshtë shprehur John Callas, menaxheri i projektit të "Mars Exploration Rover" (MER).

Oportunity zbriti në mars në janar të vitit 2004, pak pas binjakut të tij të quajtur Spirit.

Dy robotët ishin pjesë e programit të Nasa-s, “Mars exploration Rover”.

Spirit doli jashtë përdorimit në vitin 2011, ndërsa Oportunity vijoi të qëndronte në sipërfaqen e marsit, duke dërguar të dhëna në tokë.

"Opportunity" arriti një rekord prej 45 kilometrash rreth Marsit.

EMISIONET