Roger Federer-Marin Çiliç është finalja e Australian Open 2018.

Zviceriani mposhti pas 1 orë e 4 minuta suprizën e këtij sezoni Hyeon Chung.

Në fakt, kjo përballje gjysmëfinale nuk përfundoi, pasi kundërshtari i zvicëranit u tërhoq në setin e dytë për shkak të një dëmtimi.

Numri dy i tenisit dominoi në setin e parë ndaj numrit 58 në botë, duke e mposhtur lehtësisht 6-1, ndërsa në setin e dytë udhëhiqte 5-2 kur Chung njoftoi tërheqjen përfundimtare për shkak të problemeve fizike. Federer do të përballet në finale me kroatit Marin Cilic, që një ditë më parë eliminoi britanikun Edmund.

Ndërkohë, të shtunën, më 27 Janar, do të luhet edhe finalja e femrave në turneun australian, që do të vendosë përballë danezen Caroline Ëozniacki me rumunen Simona Halep. Dy tenistet u kualifikuan pas fitoreve respektive me Elise Mertens dhe Angelique Kerber.

/Ora News.tv/