Dëmtimi i Muriqit, Fenerbahce zbulon detajet

Dëmtimi i Muriqit, Fenerbahce zbulon detajet

Vedat Muriqi u paraqit i dëmtuar në kampin stërvitor të kombëtares së Kosovës.

Lajmin e ka pohuar faqja zyrtare e Fenerbahce, që zbulon arsyen që sulmuesi udhëtoi drejt Prishtinës për tu kthyer më pas në Stamboll.

“Lojtarët e përzgjedhur në ekipin kombëtar, edhe nëse janë të lënduar duhet të shkojnë. Kështu është procedura e UEFA-s.Lëndimi i Vedatit u raportua te Kombëtarja pa shkuar ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit.

Muriqi është lojtari më në formë te Kosova, duke marrë ftesën nga Bernard Challandes për dy takimet e fundit kualifikuese të Euro 2020 që Dardanët do të zhvillojnë kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.



EMISIONET