Partia Demokratike e Korçës ka hedhur akuza ndaj kreut të Bashkisë, Sotirq Filo se po mban peng dëmshpërblimin për 288 familje që janë prekur nga tërmeti.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e PD te Korçës Ledina Alolli, thotë se nuk kanë marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi i përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

"Janë mbi 1 mijë banorë të Floqit dhe fshatrave të tjerë,që po kalojnë dimrin në shtëpi me mure të çarë dhe pa çati,sepse fondi i dëmshpërblimit ende nuk po çelet dhe bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të ndodhë kjo", thuhet në deklaratën e zëdhënëses së PD.

PD ka denoncuar një rast, ku sipas saj me një urdhër kriminal, është nxjerrë forcërisht nga shkolla e Floqit, familja Pelivani, e cila strehohej prej 1 qershorit.

Dega lokale e PD, kishte një apel për kreun e bashkisë, Sotiraq Filo.

"Zoti Filo! Leri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra dhe ktheje administratën në punë dhe shërbim, sepse vartësit e tu, ende nuk kanë plotësuar dosjet e 288 familjeve që presin të kompensohen për dëmet e tërmetit."

/Ora News.tv/