Demonstratat në Hong Kong, shikoni se si protestuesit "i shpëtojnë" policisë

Shumë pak persona kanë mbetur brenda ambjenteve të universitetit në Hong Kong i cili është i rrethuar nga forcat e policisë në vijim të protestave në vend.

Me qindra që kanë tentuar të arratisen janë arrestuar, teksa ditën e sotme (20 nëntor) gjashtë persona kanë tentuar të largohen nëpërmjet kanalizimeve.

BBC raporton se 6 persona janë arrestuar në flagrancë në gjirizet e Hong Kongut vetëm pak larg nga rrethimi i kampusit universitar.

Përleshjet që vijojnë prej 4 ditësh nga ky kampus kanë qenë ndër më intensivët gjatë gjithë periudhës së protestave prej 5 muajsh.

Më shumë se 1 mijë persona u ngujuan brenda kampusit nga ku u përleshën me forcat policore me armë të improvizuara si bomba molotov dhe harqe e shigjeta.

Protestat nisën për shkak të një ligji që do të lejojë të ekstradohen persona në Kinë. Ky projekt u tërhoq nga qeveria por kjo nuk i ka ndaluar demonstruesit të vazhdojnë.

EMISIONET