Demokracia në Shqipëri, situatë e rëndë me përfaqësimin dhe korrupsionin

Demokracia në Shqipëri, situatë e rëndë me

Shqipëria është një shtet demokratik që përballet me sfida serioze. Indeksi i demokracisë globale eksploron disa nga fushat ku vendi nevojitet të bëjë përmirësime, veçanërisht në drejtimin kundër korrupsionit dhe demokracisë përfaqësuese.

Korrupsioni, centralizimi i pushtetit në pak duar dhe drejtësia po pengojnë avancimin e demokracisë në Shqipëri.

Të dhënat e raportit "Gjendja e Demokracisë Globale për 2019-ën" u prezantuan të martën.

Raporti që vlerëson me 0 deri 1 pikë peizazhin e demokracisë në 158 shtete të botës, zbulon se Shqipëria paraqitet më dobët në aspektin e demokracisë direkte ose të ushtruarit e vullnetit të popullit për politikat që i interesojnë vetë.

Situatë e rëndë paraqitet me luftën kundër korrupsionit, që me 0,29 pikë e rendit Tiranën të parën e rajonit për nga niveli i lartë.

Integriteti i medieve dhe pavarësia e gjyqësorit po ashtu vuajnë nga dobësitë, sikundër liria e partive politike dhe zhvillimi i proceseve të rregullta zgjedhore.

"Në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, disa parti politike, edhe parti udhëheqëse, shfaqin tendenca autokratike. Ka disa shembuj të kapjes së shtetit. E përbashkëta është se funksionojnë si makineri pronar-klient dhe vënë besnikërinë partiake para konsideratave të tjera," citon raporti.

Për Shqipërinë sugjerohet që prioritet t'i jepet ndërtimit të një administrate të pavarur publike, të forcohet lufta kundër korrupsionit me konsensus politik, dhe të kalohet legjislacioni i nevojshëm për çështjen e financimit të partive dhe të politikës.

Për rajonin, Maqedonia e Veriut vlerësohet për progresin më të madh në demokraci, ndërsa në nivel global, këtyre sfidave u shtohen edhe populizmi, kufizimi i lirive dhe ndarja e pushteteve.

EMISIONET