Demi Rose nuk e ndalon as koronavirusi, provokon pa reçipeta dhe shprehet se izolimi nuk është i shëndetshëm

Mesa duket koronavirusi nuk e ndalon aspak Demi Rose të jetë aktive në “Instagram” dhe të ndajë me fansat foto provokuese.

Ajo së fundmi ka hedhur një foto që e ka bërë gjatë pushimeve të fundit luksoze. Ajo shihet topless, e veshur vetëm me mbathje dhe gjoksin e ka mbuluar me dorë buzë një pishine.

Demi ndodhet e izoluar në shtëpi nga koronavirusi nga ku ka publikuar edhe dy foto e cila shihet shtrirë në shtratin e saj.

Bukuroshja 24 vjeç, u shpreh për koronavirusin se kjo situatë po e shqetëson shumë dhe shpreson që të bëhet mirë sa më shpejt.

'Unë mendoj se ndryshimi na frikëson të gjithëve. Kontakti njerëzor është gjithçka. Është kaq e bukur të bashkëveprosh me njerëzit. Dhe, vetëm izolimi nuk është i shëndetshëm, por mendoj se në një farë mënyre është sepse ne duhet të qëndrojmë të sigurt ... '

Në pamundësi për të qenë jashtë dhe për të shrepur foto siç di vetëm ajo, modelja ka ndarë disa imazhe të vetës duke eksozuar topless gjatë një xhirimi në Alpet me borë të Francës.

EMISIONET