Dëmet nga tërmeti, Cakaj falenderon miqtë që janë ofruar të ndihmojnë

Dëmet nga tërmeti, Cakaj falenderon miqtë që janë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas termetit që goditi vendin një ditë më parë.

"Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë! Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbe 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur." - shkruan Cakaj.

Cakaj nënvizon se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet fakti që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur.

EMISIONET