Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar Projektligjin e dërguar nga Qeveria, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. 

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi ndryshimet e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

Projektligjit i është shtuar edhe deklarata e dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillohet sot në orën 16:00.

/Ora News.tv/