Demalia i vërsulet Civicit: I dhatë Xhisielës diplomën e masterit për politikë

Demalia i vërsulet Civicit: I dhatë Xhisielës diplomën e

Ilir Demalia në një lidhje për skype në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate me pedagogun Adrian Civici, duke theksuar se universitetet shqiptare shesin diploma për studentë të tillë si Xhisiela.

Pjesë nga debati: 

Demalia: Zt.Civici, universiteti ku ju jepni mësim dhe jeni dekanë, mendoni se po nxirrni studentë të kualifikuar? Mendoni se universitetet sot janë si studentët për ekonomi në komunizëm? A ke përgjegjësi ti për atë universitet ku shiten diploma? I keni dhënë diplomë master për politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare Xhisielës? Mendoni se ajo e meriton atë diplomë?!

Civici: Unë nuk kam as nivelin dhe as etikën që të bëj këtë lloj debati.

Demalia: Juve ju djeg e vërteta.

Civici: Kush je ti që tregon të vërtetën.

Demalia: E vërteta është fakti.

Civici: Fakti jot nga interneti. Mos na e ul nivelin e bisedës.

EMISIONET