Del videoja e Khloe Kardashian që bërtet me zemër të thyer prej tradhtisë së bashkëshortit

Del videoja e Khloe Kardashian që bërtet me zemër të thyer

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian u përfol për një kohë të gjatë. Të gjithë pamë vetëm një sekuencë të shkurtër nga reagimi i yllit të "KUWTK", por nuk kuptuam se si vijoi situata.

Bëhet fjalë për momentin kur Khloe dëgjohet duke bërtitur me të madhe në telefon: "Je gënjeshtar!". Shumë femra kanë mbështetur Khloe-n në atë video, ku dukej se e kishte zemrën e thyer.

E gjitha kjo lidhej me bisedën me Tristan, i cili i thoshte se nuk është puthur me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordyn Woods.

Gjatë atij momenti, Khloe ishte e shoqëruar nga shoqja e ngushtë ndërkohë që motrat e saj Kourtney dhe Kim po bënin masazh. Të dyja u shqetësuan nga e bërtitura, por e lejuan motrën që të nxjerrë të gjitha emocionet.

Madje Kim dhe Kourtney thanë se motra e tyre ishte e dehur, prandaj bënte mirë që të shprehte inatin ndaj Tristan.

Videoja e plotë është publikuar një finale dy sezonesh të shfaqjes së Kardashianëve.

EMISIONET