Rrënojat e një kishe që besohet të jetë rreth 1500 vjeçare janë zbuluar në Hot të Malësisë së Madhe nga banorë të zonës teksa punonin tokën. Arkeologu, Gëzim Hoxha, tregon se ky zbulim e klasifikon këtë kishë ndër më të vjetrat në Shqipëri.

Këto janë rrënojat që mendohet se i përkasin një kishe të shekullit të VI (shikoni videon). Ishin banorë të fshatit Hot të Malësisë së Madhe ata që hasën për herë këto gurë, teksa punonin tokën, por i dëmtuan pasi nuk ua dinin rëndësinë.

Në kontakt me ta ra edhe Kisha Katolike, që përmes dokumentave të vjetër që dispononte, hodhi më shumë dritë rreth objektit të kultit.

Gëzim Hoxha: Duhet të jemi të lumtur që edhe në këtë formë që e kemi mund ta identifikojmë, mund ta promovojmë dhe mund ta kemi si një objekt të sigurt të trashëgimisë kulturore.

Për arkeologun, Gëzim Hoxha, shteti duhet të bëjë më shumë për këto site, pasi financimet janë të kufizuara.

Kisha në fjalë është e rallë për zonën e veriut, ndërsa në jug janë më shumta të tilla zbulime.

Gëzim Hoxha: Kishë palokristiane që dëshmon se territori ka pasur një krishtërim shumë të hershëm, që nga kohët apostolike.

Arqipeshkëvi i Shkodër- Pult, imzot Angelo Massafra shpreson që vendi ynë të mund të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian, që të mund të përfitohen më shumë fonde për nisma të tilla.

Për herë parë falë bashkëpunimit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Insitutit të Arkeologjisë, Albania Community Assit si dhe dioqezës Budimjes e Nikshiqit, në këtë zonë ka nisur implementimi i projektit “Rritja e bashkëpunimit, antikitetet e krishtera në funksion të zgjerimit të turizmit”.

/Ora News.tv/