Del e vërteta, Pique tregon pse nuk erdhi Neymar tek Barça

Del e vërteta, Pique tregon pse nuk erdhi Neymar tek Barça

Largimi i Neymar nga Barcelona 2 vite më parë la një shije të keqe tek disa nga miqtë e tij në katalonjë.

 Në merkaton e verës që lamë pas, braziliani shprehu dëshirën për t'u rikthyer, por në fund klubi i Psg vendosi "veton" duke e mbajtur në Paris, 27-vjeçarin. Së fundmi, Gerard Pique, në një intervistë për "El Larguero", shprehet se Neymari është i mirëpritur për t'u rikthyer në Katalonjë. Mbrojtësi 32-vjeçar spanjoll zbuloi se ishte përpjekur për ta bindur presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, që ta sillte sërish "asin" brazilian në "Camp Nou".

“Kthimi i Neymarit në Barcelonë? "Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ai e ka derën hapur për t’u kthyer. Është e vërtetë ajo që është thënë se ai dëshiron të kthehet. Pengesa më e madhe për të transferuar Neymarin ishte paga e tij, e cila nuk përshtatej me "fair play" financiar. Këtë fakt na e konfirmoj, Bartomeu", u shpreh Pique.

EMISIONET