Deklaratat e Ramës në Bruksel, Milo: Një lloj sporti. Shehi: I duket vetja madhështor

Deklaratat e Ramës në Bruksel, Milo: Një lloj sporti. Shehi: I

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Bruksel se nëse nuk kishte integrim, Ballkani kishte alternativa të tjera, historiani Paskal Milo i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ky është një lloj sporti i kryeministri. Politikani Dashamir Shehi e konsideron jo normale.

Pjesë nga deklaratat: 

Milo: Është një lloj sporti që bën Rama.

Shehi: Nuk është normale. Ky ka idenë se është madhështor dhe je ide të mëdhaja, por e keqja është se fut Shqipërinë në këtë mes. Përcaktimi jonë pro evropian është shekullor. Pavarësisht se kemi pasur disa influenca. Në esencën e vet, e gjithë shoqëria shqiptare është pro perëndimore. E ka bërë që kur kemi bërë alfabetin. Në qoftë se ju nuk na merrni, ne do të mbjellim përsëri me drogë Shqipërinë. Kjo është politika?!

EMISIONET