Presidenti Ilir Meta ka folur për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se një ditë kjo gjë do të ndodhë. Kreu i Shtetit tha se vetë deputetët duhet ta kuptojnë që duhet të shkojnë të votohen.

" Jemi në një moment kritik dhe ajo  që me shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi se po humbasim kaq kohë. Ky parlament është vetëshpërndar me kohë.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, puna është se ky parlament kot sa rri dhe një ditë më shumë me këtë mënyrë si sillet.  Parlamenti me dekret të presidentit shpërndahet. Duhet ta kuptojnë vetë ata që duhet të shkojnë të votohen.  

Unë jam i bindur se vetë deputetët socialiste e kuptojnë që mënyrën si ka vajture parlamenti shumë figura janë zhvlerësuar. E  mira është të thonë vetë ata hajde të shkojmë të votohemi të gjithë, parlamenti, pushteti lokal dhe Presidenti", tha Meta në emisionin Open.

Kreu i shtetit tha se ka ardhur koha e referendumeve, pasi në Shqipëri nuk funksionon dialogu politik.

"Ka ardhur koha e referendumeve. Unë do të punoj që shqiptarët të shprehen me referendume sepse në Shqipëri është shumë e vështirë të funksionojë dialogu politik. Këtu kemi lidera që kanë pasion të mos mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë", deklaroi kreu i shtetit.  

/Ora News.tv/