Astrologu: Kanë kombinuar virusin e lakuriqit të ngordhur me Sarsin dhe krijuan koronavirusin

Astrologu: Kanë kombinuar virusin e lakuriqit të ngordhur me Sarsin

Jofiel Koço astrologu i njohur shqiptar ka qenë pjesë e emisionit “ThumbON” në TV Ora për të bërë disa parashikime mjaft interesante. Ai ka treguar teorinë e tij se çfarë është koronavirusi.

Fatma Haxhialiu: Çfarë është koronavirusi, ke ndonjë teori të re?

Jofiel Koço: Unë prisja të dëgjoja nga mjekët tanë disa teori se çfarë është koronavirusi, si u krijua, është një kombinim? Sepse thuhet që ky është një mutogjen ndryshe nga koronavirusi që është shfaqur para 100  vjetësh. Është më agresiv. Sipas disa teorive, koronavirusi i ri është një kombinim ndërmjet Sarsit edhe një virusi në një lakuriq nate të ngordhur. Është virus që gjendet në një lakuriq të ngordhur jo të gjallë e kombinuar me Sarsin edhe ka dhënë një virus, koronavirus të tipit 19 që është tepër agresiv. 

Disa mjekë izrealitë e konsiderojnë si virus zombi sepse është një virus që ndodhet në gjendje të vdekur. Nuk është e vërtetë që transmetohet vetëm me duar, ai qarkullon në ajër dhe po të shohim me kujdes, Kina se çfarë masa mori, ajo filloi të spërkaste ajrin nëpër qytete. Atëhere pse është e nevojshme të spërkatë ajrin nëpër rrugë Kina me një solucion të bardhë që nuk dihet se çfarë përzierje është për ta neutralizuar  këtë virus? Quhet zombi sepse ndodhet sipas disa doktorëve e mjekëve izrealit në gjëndje të vdekur. Aktivizohet dhe ringjallet vetëm kur ka kontakt me qëniet e gjalla. 

Fatma Haxhialiu: Sa e ka jetëgjatësinë?

Jofiel Koço: Thonë që ky virus në nxehtësi shpërbëhet dhe jeton në temperatura të ulta. Le të marrim një njeri të vdekur, ai nuk dekompozohet kur rri në morg sepse është temperaturë shumë e ultë, kur del në temperatura të larta dekompozohet.


EMISIONET