Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se epoka e partive politike ka përfunduar dhe se është i gatshëm të tërhiqet nga policia sapo të përmbushë misionin e tij, tu kthejë të drejtën për referendum shqiptarëve. 

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, e gjen me vend pakënaqësinë e Metës me partitë politike dhe thotë se po lufton në një terren të vështirë. 

Por sa i takon opozitës, Berisha shprehet se të bërit opozitë është e vështirë, pasi edhe udhëheq, por edhe të udhëheqin. 

Sali Berisha: Çfarë ndodh kur je në opozitë? Por dhe jashtë saj. Në tërësi të udhëheq por edhe të udhëheqin. Opozitën po e udhëheqin masat e gjëra të të rinjve që po shpërthejnë stadiume njësoj si dikur për Nicolae Ceaușescu e pashembullt kjo që ka ndodhur në stadiumin e vëllezërve Xibraka dhe po shëtit nga stadiumi në stadium si verdikt përfundimtar ndaj Edi Ramës. Në këtë rast çfarë mund të themi? Po udhëheq popullin.


/Ora News.tv/