Për të hyrë në kopshtin zoologjik në Tiranë të rriturit do të duhet të paguajnë 100 lekë. Por ai tashmë shërben më shumë si magazinë për të mbajtur sende të vjetra e të shkatërruara se sa si ambient ku mund të shikosh kafshët.

Kopshti zoologjik vetëm i tillë nuk mund të quhet më. pamjet që të ofron janë ato të viteve 1997, kur askush nuk kishte kontroll mbi asgjë.  Në të gjen material ndërtimi, lodra të shkatërruara fëmijësh e shumë të tjera.

Kosha plehrash të rinj dhe të prishur janë vendosur aty sikur të ishte magazinë.

Madje Në disa prej tyre ka mbirë bari.

Tubacione uji që priten të vihen në punë.

Stola parku të përdorur, ose jo.

Për të hyrë në kopshtin zoologjik do të duhet të paguash 100 lekë për të rritur. por ndoshta në këtë rast oferta do të ishte paguan një e shikon dy.

/Ora News.tv/