Degjeneron në fyerje debati në “360gradë”

Degjeneron në fyerje debati në “360gradë”

Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale debati mes Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarkos në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora.

Duke diskutuar për pandeminë e Covid-19 dhe shifrat e të prekurve, Nazarko ka kaluar në etiketime për Mukën duke e quajtur edhe budalla.

Nazarko: Çfarë shkencëtari je ti? Ik tani!

Muka: Unë jam në institut kërkimor, nuk mund të lejoj që të më ofendoni.

Nazarko: Po ik ore tani, tregon përralla Shqipërisë, çfarë shkencëtari je tani, nga u bëre? E di se çfarë do të thotë shkencëtar?

Muka: Pse nuk ngrini zërin nga shkencëtarëve shqiptarë të akademisë që janë pseudo-shkencëtarë, po e ngre ndaj meje që më paguan shteti zviceran dhe jo ju?

Nazarko: Po ik ore, mirë je shkencëtar, rri aty! Rri aty te këpuca ku punoni!

Muka: Pse nxeheni kundrejt meje dhe jo kundrejt atyre që bëjnë plagjiatura? Çfarë universiteti keni mbaruar ju? Ti me shkollë të mesme më duket dhe më tregoni mua shkencën?

Nazarko: Atje ku luaj unë, jo ti, por e gjithë origjina jote të ngrihet nga varri... po ik o p... tani, ik o budalla!

Muka: Ja shiko fjalorin!


EMISIONET