Deputeti i BD-së, Andi Përmeti u përfshi në një debat në studion e "Arena" në RTV Ora me konstitucionalistin Sokol Hazizaj.

Teksa fliste për ndryshimet kushtetuese, Hazizaj e ironizoi Përmetin duke e pyetur nëse është deputet apo jo. Përmeti nuk e la me aq dhe i ktheu reston.

Pjesë nga debati

Përmeti: Problemi nuk është sistemi, por njerëzit. Për 30 vite, kemi treguar që njerëzit që kanë drejtuar kanë qenë gjithmonë problematikë, asnjëherë joproblematikë.

Hila: I korrupton pushteti. Dhe ti po u more do korruptohesh.

Përmeti: Do ta shohim. Për këtë arsye, mbase është e mira për të ndryshuar sistemin për të kontrolluar më shumë këta persona.

Hazizaj: Sistemin kushtetues apo zgjedhor?

Përmeti: Kushtetues pa dyshim.

Hazizaj: Je për ndryshime kushtetuese ti? E ke të realizuar ti?

Përmeti: Pa diskutim. Unë mund të mos e kem të realizuar, por..

Hazizaj: Po çfarë ke të realizuar, ti je kot. Çfarë jeni ju? Deputet jeni?

Hila: Deputet i BD-së.

Përmeti: Juve futbollist jeni?

Hazizaj: Po çfarë deputeti, nuk merrem unë me gjëra të tilla.

Përmeti: Pa bërë gol si Kujtim Gjuzi, a mund të vazhdoj argumentin?


/Ora News.tv/