Debati në “360 Gradë”, Gjokutaj-Murrizit: Po mos kishit hyrë në Kuvend, Rama nuk do ishte këtu. Do ikni pa mbaruar mandati

Debati në “360 Gradë”, Gjokutaj-Murrizit: Po mos kishit

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u përfshi në debat me deputetin demokrat, Myslim Murrizi.

Gjokutaj i tha Murrizit se po mos kishin hyrë ata në Kuvend Rama do ishte larguar, ndërsa vijoi duke thënë se ata kanë për të ikur pa mbaruar mandate.

Pjesë nga debati: 

Gjokutaj: Në drejtësi ka një parim. Zgjedhjet që ne i preim në qershor i ka ikur afati. Emergjente është të rivendosemi në afat që të shtyhen zgjedhjet. Nuk ka zgjidhje tjetër hiqeni nga mendja atë punë. 

Zheji: Kush e vendos shtyrjen e zgjedhjeve?

Gjokutaj: Do ta vendosë vetë Rama. 

Zheji: Po parlamenti? 

Gjokutaj: I ka ikur afati. Kur ikën afati nuk shkon cështja për gjykim nuk ta pranaon sekretarja kërkesën. Se thotë ka kaluar afati i ankimit. Këtij do ti dalë rakia, por do të jetë vonë. Sepse ky e ka edhe gurin edhe arrën në dorë. Të shtyjë zgjehdjet dhe të krijojë një shtrat ta bëjë të besueshëm edhe të iki. 

Zheji: Si mund ti shtyjë Rama  zgjedhjet? 

Gjokutaj: Ti bën sikur se kupton. Situata është e klonuar. Këtu nuk flitet më për ligj dhe për zakon politik. Nuk flitet më për Shqipërinë, këtu flitet të hedhim lumin, jo si thotë Laerti. 

Vasili: Jo unë flas për Shqipërinë. 

Gjkoutaj: Nuk flitet për Shqipërinë që në qytetarët duam. 

Murrizi: Kush duhet ta hedhi lumin? 

Gjokutaj: Rama. 

Murrizi: Unë besoj se do gjithë faktori politik shqiptar. 

Gjokutaj: Ramës i është dhënë një shans shumë i madh sepse po të mos kishit vajtur ju në parlament Rama nuk do ishte këtu. Rama ishte i rënë sot. 

Më lartë ndiqni videon e plotë të debatit. 


EMISIONET