Debati për doktoraturat, Fuga parashtron 3 modele që mund të implementohen

Debati për doktoraturat, Fuga parashtron 3 modele që mund të

Profesor, Artan Fuga, deklaron se me këto doktoratura që kemi nuk mund të nxisim kërkimin shkencor.  Në një lidhje me skypë për Rtv Ora ai dha tre mundësi zgjedhjeje për këtë çështje.

Fuga: Modeli i parë, doktoratura si pjesë e formimit në kuadrin e cikleve të studimit, cikli i tretë. Po të jetë kështu doktoratura do të ishte një gjë masive, do të kishte kërkesa të moderuara dhe ka vende që kanë të tilla doktoratura.  Por me këtë doktoraturë nuk mund të bësh karrierë për të qenë kërkues shkencor. Është një diplomë si masteri, pak më e orientuar drejt kërkimit shkencor. 

Ose një model i dytë ku do të kërkohet një kërkim shkencor më i mirëfilltë. Doktoratura do të jetë një seleksionim. Pas doktoraturës hapet rruga për tu punësuar si kërkues shkencor ose i njohur me aftësitë për të bërë kërkim shkencor të pavarur. Ka dhe një model të tretë, doktoratura e shtetit që bëhet me financime shumë speciale nga ana e shtetit në tema dhe fusha prioritare që promovon shteti. 

Problemi për mua është në fillim. Çfarë do të kërkojmë me këtë doktoraturë? Tani sipas VKM-së ka një komision për dhënien e gradave shkencore në universitet. Kjo ka krijuar kakofoni të paparë sepse ka një konfuzion midis kompetencave të këtij komisioni dhe jurisë së specializuar. Ka një problematikë të madhe se kush vlerëson, si vlerëson. Thuhet që një profesor ka të drejtë të udhëheqë 5, një profesor i asociuar 3.





EMISIONET