Analisti Aleksandër Çipa është përfshirë në debat me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili në studion e emisionit “Tempora”, në RTV Ora.

Çipa shprehu habi që si nga qeveria edhe nga ana e Presidenti gjyqtarja Vorpsi mbahet si një eksperte profesioniste që Republika e Shqipërisë nuk ka luksin ta humbasë.

Ndërsa Vasili i kërkoi Çipës të bënte citimet korrekte.

Pjesë nga debati:

Çipa: Më bën përshtypje që Vorpsi shkoi tek gabimi fatal i saj, sepse unë e quaj fatal, vajtjen te noteri.  U paradeklarua presidenti që nuk do ta firmoste atë dhe nuk kishte alternativë tjetër ajo.

Më bën përshtypje, por kam dëgjuar që është rasti i një eksperteje profesioniste që nuk e ka luksin Republika e Shqipërisë ta humbasë një eksperte të tillë.

Vasili: Bëj një investigim.

Çipa: E tha presidenti në një emision televiziv dje.

Vasili: Ti një herë thua e paratha presidenti. Bëji citimet korrekte.

Shikoni debatin e plotë:


/Ora News.tv/