Ish-zyrtari i lartë i policisë Krenar Ahmeti i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në Shqipëri ka mbi 80% të zbardhjes së krimeve.

Pjesë nga biseda: 

Ahmeti:Nëse organet e zbatimit të ligjit nuk janë efikase, atëherë do të lulëzojë krimi. Edhe ti ngel pa punë si gazetar nëse nuk do të ketë krim. Duhet krejt zinxhiri... policia më e fortë ka përqindjen 55%, është policia në Japoni. Ne e kemi 84-85%.

Malo: Po bën shaka. 

Sokoli: Edhe kjo statistikë është anormale. 

Ahmeti: Nëse ne kemi një fluks të krimit që shfaqet në këtë formë, atëherë forcat represive nuk janë efikase. Ligji është represiv. Edhe mënyra se si e paraqet çështjen zt.Zheji është represion ndaj krimit.


/Ora News.tv/